Plani urbanistik i Tiranës, Spaho: Do ta kundërshtojmë deri në gjykatë

Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Tiranës do të kundërshtojnë planin urbanistik të paraqitur nga kryetari Erion Veliaj. Në një intervistë për Ora News, këshilltari Mateo Spaho tha se do ta votojnë, ndërsa deklaroi se do të shikojnë të gjtiha mundësitë për kundërshtim, deri në gjykatë nëse është e mundur.

Spaho: Ne do të rimblidhemi dhe do të shikojmë të gjitha ekstremet ligjore për të parë nësa ka mundëesi që kjo të kundërshtohet në rang gjykate. Ka ndodhur më përpara, disa çështje i kemi fituar, disa të tjera jo për arsye të ndryshme, por një nga ato që kemi fituar është detyrimi i bashkisë për të dhënë informacion, sepse nuk jep informacion dhe problemet vazhdojnë. Ne jemi të vendosur për të thënë dicka. Një plan që do të ndërtojë qytetin për 20 vitet e ardhshëm duhet të jetë i konsultuar.

Spaho tha se në planin urbanistik të Tiranës nuk ka transparencë, konsultimet sipas tij nuk janë bërë me publikun, por me militantë partie. Ai tha se materialet nuk i janë vënë dispozicion ashtu siç e parashikon edhe ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spaho: Sipas ligjit materialet këshilltarëve bashkiak duhet ti jepet një muaj përpara sesa të bëhet aprovimi. Aprovimi është parashikuar të bëhet në 29 dhjetor ndërsa  konferenca është bërë sot. Pra tre ditë përpara. Në tre ditë është e pamundur që të analizojmë më shumë se 2400 foto dhe faqe qe është i përbërë plani. Ne kemi kërkuar ta kemi më herët, por nuk na është dhënë e printuar, porn ë CD dhe në këtë CD është me një program të caktuar dhe nuk hapet komplet. Elementi tjetër është që këto dëgjesa publike kanë qenë fiktive. Mund të bësh dëgjesa me fansat, ose mbledhjet e partisë, por me grupet e interesit është e rëndësishme që ti dëgjosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi bërë disa pyetje që s’kanë marrë përgjgje Psh a do të ketë ndërtime të reja brenda unazës sepse kryetari kishte premtuar që nuk do të kishte?

Përgjigja ka qenë po dhe do ketë një ndërtim vertikal. Pra do të ketë ndërtime shumëkatëshe. Kjo shkon kundër premtimeve të kryetarit të bashkisë dhe për mendimin tim Tirana nuk ka më vend për ndërtime.

Ka shumë ndërtime dhe cdo ndërtim do të rëndonte gjendjen.  Elementi tjetër, sa ndërtime do ketë? Nuk janë dhënë sqarime.

Në mënyrë indirekte nga buxheti që do kalohet kemi disa të dhëna, ku parashikohen të merren 20 mln euro taksa për ndërtesat e reja.  Zona afër qendrës është 100 euro metra katror që biznesi duhet ti paguajë bashkisë nëse do të ndërtojë një pallat.  Pra në qendrën e Tiranës të kerë vend për 40 kulla, ose 2000 apartamente.

Këshilltari i djathtë analizoi edhe të ardhurat në buxhetin e Tiranës, që sipas tij janë rreth 140 mld lekë që paguhen nga xhepat e qytetarëve të Tiranës.

Spaho: Kemi  propozuar uljen e taksave me 30% dhe kjo do të jetë në propozim tonë, bashkia pret të marrë vetëm nga kullat e reja 20 mln euro, 6.3 mln euro taksë mbi arsimin, 3.3 mln euro nga parkimi, 5 mln euro nga hapësirat publike. Për ta arritur në një buxhet të ardhurash prej 140 mld lekë të vjetra. këto të gjitha do të dalin nga xhepat e qytetarëve të Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?