Plani vendor – Veliaj sulmon Aliaj: Mori 500 milion euro nga Qeveria dhe shitet si opozitar

Mungesa e këshilltarit të djathtë në mbledhjen e këshillit bashkiak ka përfshirë në debate kreun e bashkisë Veliaj me këshilltarët e tjerë të opozitës në mbledhje.

Veliaj e akuzoi Besnik Aliajn, si arrivist që kërkon dhe të fitojë para dhe të bëjë karrierë.

Kryebashkiaku tha se Aliaj ka përfituar 500 mln euro punë publike nga qeveria e majtë e drejtuar nga Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Nëqoftëse ka qenë katër orë në Komision dhe ndihet i sqaruar dhe ka sëkëlldi të vijë të votojë ky është problem tjetër. Nëse është sot konsulent i qeverisë dhe këtë që bën Boeri për Tiranën, 400 mln euro e bën Besnik Aliaj për Shkodrën.Ktej shitet si opozitar dhe këtej ha bukën e qeverisë. Ky është problem i tij.Është një njeri që sapo bëri dhe projektin e Liceut të Tiranës. Vetëm për diskutim publik në bashkinë e Vlorës është paguar 26 mijë euro, diskutime që nuk kanë ndodhur për pedonalen e Vlorës.Unë atij i them rruga e mbarë. Ka fituar 500 mijë euro punë publike nga qeveria e drejtuar nga Rama.Bëhet aludim se ky nuk është prezent, të vijë dhe do ja them në sy. Më duket hipokrizi që pasi merr gjysëm milion euro nga taksapaguesit, pasi nuk e ke kaluar planin e Shkodrës, pasi kryetarja e bashkisë Shkodër e ka nxjerrë me shqelma nga Bashkia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe pse jeni të njëjtës parti, para interesit publik, kryetarja e bashkisë së Shkodrës nuk mund të vërë gjysëm milion euro tek Besnik Aliaj. Në mometin që hipokrizia del sheshit nuk mund të quhet kërcënim. I vetmi urbanist që keni pasi merr gjysëm milion euro refuzon të vijë në këtë debat, atëherë do të thotë se qenka pro. Është arrivist që do dhe milionat, dhe karrierën në parti. Kam më shumë respekt për ju pavarësisht çfarë thoni, keni integritetin që nuk hani dhe bukën e qeverisë dhe vini dhe përshtyni në darkë. Nuk shkon me dy standarte. Ligji kërkon dy, kam bërë tre nga këto dëgjesat publike me protokoll në 24 njësi. Jap dorëheqjen nëse ka bërë ky kaq në Shkodër për paratë që ka marrë.Po të sfidoj (i thotë Ollit). Aq para si keni marrë të gjithë bashkë. Merr gjysëm milioni dhe nuk vjen, thotë më kërcënojnë.

Olli: Ke premtuar dorëheqje për shumë çështje.

Veliaj: Mos e mbro, ti je njeri i ndërshëm. Po mbon një njeri që me kartën e opozitës vë gjoba politike, pasi merr kontratën nuk vjen këtu. Të ishte burrë vinte.Jeni rëndë, bëjeni deputet që të humbisni të gjithë çfarë keni me Besnik Aliaj.Suksese!

Olli: Suksese në jetë ju!

Veliaj: Mua jeta po më shkon fjollë se po bëj punën.

Olli: Xham! Shtatë dosje i ke.

Dokumenti i Bashkise

dokumenti-besnik-aliaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?