Plas sherr në Serbi/ Mustafa provon sërish: Ramën do ta presim si Kryeministër tonin

“Vizita e kryeministrit Rama në Preshevë do të jetë e hapur dhe do të jetë e drejtpërdrejtë me popullin sepse krerët e vendit janë takuar me qindra herë, por populli është i interesuar që të prekë kryeministrin dhe të presë mesazhet që do t’i japë në sheshin kryesor para qytetarëve që do të dalin me një entuziazëm të madh, madhështor duke e konsideruar Edi Ramën si kryeministër të tyre”.

Ragmi Mustafa tha se Beogradi zyrtar po bën përpjekje që të pengojë vizitën e kryeministrit shqiptar në Preshevë, duke e treguar qartë urrejtjen edhe në incidentin në stadium, thekson më tej Kurir.

Por Mustafa nuk është i vetmi nga lidërët shqiptarë që shihet si provokator për Serbinë. Kurir shkruan se edhe lideri i LPD-së Jonuz Musliu, kyretar i Kuvendit të Bujanocit ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e Serbisë duhet të njohë statusin e anëtarëve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.Kurir kujton se Mysliu kishte deklaruar më herët se qeveria e Serbisë duhet të njohë referendumin e vitit 1992, e cila i jep të drejtë komunave në jug të Serbisë të bashkohen me Kosovën, kërkesë të cilën e ka përsëritur edhe kohët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo do të ishte një zgjedhje e kënaqshme” ka deklaruar ai.Milovan Drecun, kryetar i Komisionit parlamentar për Kosovën dhe Metohinë në Kuvendin e Serbisë, deklaron për Kurir se deklaratat ekstreme të politikanëve shqiptarë janë të qëllimshme për të destabilizuar situatën në një mjedis që ka qenë gjithmonë i ndjeshëm ndaj gjërave të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe analisti politik, Dragomir Andjelkovic, thotë se ai nuk është i befasuar nga deklaratat ndezëse të politikanëve shqiptarë.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe është diçka që është realitet dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se shumica në Kosovë e mbështet. Megjithatë, pyetja që shtrohet është se çfarë jemi në gjendje si vend të bëjmë për këtë rast” thotë Angjelkoviç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?