”Plazhe me ujëra të kristaltë e brigje ranore”, Rama: Gazeta britanike ”Daily Express” i bën jehonë aeroportit të Vlorës
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit shkrimin nga gazeta britanike ”Daily Express”, që i bën jehonë aeroportit të Vlorës dhe për plazhet e Shqipërisë, shkruan se janë me ujëra të kristaltë dhe brigje ranore. ”’Plazhe me ujëra të kristaltë e brigje ranore gjenden në Shqipëri” sugjeron gazeta britanike ”Daily Express” për lexuesit e saj në këtë artikull, ku ndër të tjera i bën jehonë ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si investim i rëndësishëm për infrastrukturën turistike, i cili krijon akses më të shpejtë drejt jugut të vendit, për t’u kthyer në një tjetër arsye pse vizitorët britanikë duhet ta zgjedhin rivierën e vendit tonë”,-shkruan Rama.