‘Plehrat’, aktivisti përplaset me deputetin nismëtar të ligjit Baraj live në TV: Na keni çarë t….. 25 vite rresht!
Vendimi i socialistëve për të miratuar pikërisht ligjin që e shfuqizuan në mbledhjen e parë të qeverisë Rama ka shkaktuar nervozizëm dhe zhgënjim në radhët e aktivistëve ambientalistë. Nju gjë e tillë u demonstrua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Njerëz në Fokus” në “News24”, ku Klodi Leka, aktivist i Organizatës Politike ishte i ftuar për të biseduar në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve, që është votuar në kuvend ditë më parë.
Gjatë bisedës tonet e panelistëve janë nxehur, kur aktivisti i është drejtuar i indinjuar deputetit socialist Besnik Baraj, i cili është edhe hartues i ligjit të mbetjeve, duke i thënë: ‘Na keni çarë t….. 25 vite rresht!’.
Moderatorja Ola Bruko është munduar të qetësojë situatën e krijuar, por i riu i irrituar ka thënë se kjo është gjuha që populli përdor në përditshmëri për politikën dhe se nuk do të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur gjatë emisionit.
Sakaq, para parlamentit kanë qenë aktivistë të tjerë të Organizatës Politike ku kanë ndërhyrë herë pas here në debatin televiziv. Gjatë gjithë kohës ata janë monitoruar nga Policia e Shtetit. /News 24/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=z6JiryBpuk4″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

