“Plehrat”, Rama: Importi sot, garanci për një Shqipëri më të pastër nesër
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga iniciativa e tij për të bindur ndjekësit e tij virtualë se nisma për të importuar mbetje në Shqipëri, është nismë pozitive për vendin, që sipas tij do jenë 30 mijë shqiptarë që do ushqehen nga punësimi në këtë industri.
Përmes faqes së tij në “Facebook”, Rama thekson se gjithçka që do të futet në vendin tonë nga kjo nismë është e pastër, jetike, “jo vetëm për këtë industri që rrit punësimin dhe ekonominë, po është garanci për një Shqipëri më të pastër nesër!”- shkruan Rama.
Komenti i Kryeministrit
FAKTE DHE VETËM FAKTE
Ja një tjetër fabrikë që lëngonte drejt falimentit dhe që sot thjesht ka fituar të drejtën të blejë lëndë të parë jashtë!
Mbajeni mirë parasysh:
3.273 punonjës të punësuar direkt në fabrikat e riciklimit; rreth 30 mijë të tjerë që ushqehen, duke i furnizuar këto fabrika me mbetje të riciklueshme vendore; fabrika për ndërtimin e të cilave janë investuar në vite 273 milionë euro dhe punojnë me 25% të kapacitetit, sepse nuk kanë të drejtë të blejnë lëndë të parë jashtë!
Qeveria u jep me ligj të drejtën këtyre fabrikave (dhe vetëm këtyre) të blejnë lëndë të parë (mbetje letre, alumini, plastike apo druri) që pastaj eksportohet dhe futet në prodhim! Gjithçka e qartë, e pastër, jetike jo vetëm për këtë industri që rrit punësimin dhe ekonominë, po është garanci për një Shqipëri më të pastër nesër!
Dhe një grusht politikanësh të diskredituar e mediash pranë tyre, duan me çdo kusht të alarmojnë publikun me fantazmën e plehrave të importit që ISHIN DHE JANË TË NDALUARA! SEPSE NUK KEMI KTHYER LIGJIN QË ANULLUAM, po kemi bërë NJË LIGJ TË RI!
Kush do të dëgjojë, e kupton pa vështirësi se qeveria ka bërë një punë të mirë për vendin e për njerëzit, ndërsa politika e vjetër e rrënimit vazhdon avazin e vet në kurriz të vendit e të njerëzve!
KOHA JONË SONDAZH

