“Plehrat”, Shalsi: S’ka afat të përcaktuar për shqyrtimin në Kuvend, të hapur për amendime konkrete
Kryetari i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi ka folur jashtë ambienteve të kuvendit për ligjin e mbetjeve. Shalsi u shpreh se nuk ka afat të përcaktuar për shqyrtimin ne Kuvend të dekretit të presidentit për ligjin e mbetjeve, ndërsa i bëri thirrje shoqërisë civile dhe palëve të tjera që të sjellin amendime konkrete për përmirësimin e ligjit.
“Nuk ka teori konsiperative të dekretit në Parlament. Nuk ka afat të shqyrtimit të dekretit në Kuvend. Nuk është shkelur asnjë rregull parlamentar, pasi nuk përcaktohet asnjë afat në rregullore për shqyrtimin e dekretet të presidentit. Kas pasur shqetësime në lidhje me ketë ligj nga deputetë të ndryshëm. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të përmirësuar ligjin dhe për të bashkëpunuar. Propozimi ynë mbetet më i miri. Ka një pikë në dekretin e presidentit që thuhet për t’u diskutuar më shumë më shoqërinë civile, pra tek kjo pjesë disa deputetë kërkojnë që kjo të plotësohet. Kemi vullnet për përmirësimin e ligjit dhe jemi të hapur për sugjerime. Kemi kthyer ligjin për mbetjet në debat kombëtar. Sugjerimi ynë ka qenë që industria e riciklimit duhet të mbështet. Ajo që nuk mbështesim është largimi i Industrisë jashtë Shqipërisë. Jemi të hapur për amendime konkrete nga të gjithë në lidhje me ligjin e mbetjeve. Importi i plehrave dhe mbetjeve nuk është synimi ynë. Ka dallim mes të dyjave, pasi ne po përpiqemi t’i japim oksigjen industrisë së riciklimit. Përjashtojmë kategorikisht importin e plehrave dhe mbetjeve në Shqipëri. Nuk pranojmë spekulime politike dhe mediatike.
Më tej Shalsi u shpreh se nuk qëndrojnë të gjitha argumentet e presidneti në dekretin për mbetjet.
“Nuk qëndrojnë të gjitha argumentet e presidentit. Dekreti erdhi në Kuvend dhe u trajtuan disa shqetësime, të cilat u modifikuan. Sot kemi një dekret që disa pika nuk qëndrojnë. Në pikën për konsultime me shoqërinë civile ne po ua bëjmë ftesën që të thonë si duan ligjin. Nuk ka asnjë afat nga diskutimi tek komisioni. Jam në pritje për të çelur diskutimet”- u shpreh Shalsi.
KOHA JONË SONDAZH

