Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë orëve të fundit sepse janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Mes tyre është edhe këngëtari Aleksandër Gjoka. Bëhet me dije se këngëtari po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Ai ka humbur kontrollin e makinës dhe ka pësuar një aksident dhe ka marrë dëmtime të lehta. Më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku po merr trajtim shëndetësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.”, -thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?