”Po e ktheni Berishën në të burgosur politik”, Dumani i përgjigjet Shehut: E kam ndërtuar jetën jashtë politikës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka shfrytëzuar pyetjen e tij pas raportimit të kreut të SPAK-ut Altin Dumani në Kuvend vetëm për të mbrojtur Sali Berishën, i cili ndodhet në ”arrest shtëpie”. Shehu akuzoi Dumanin se është bërë pjesë e politikës me vendimin për Berishën, por kreu i SPAK tha se nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer berishën në një të burgosur politik?

Dumani: Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak, ju pretenduat dhe parashtruat se nuk ka shkaqe apo kushte për caktim mase sigurie, referojuni vendimit të gjykatës, ju thoni se nuk ka akuzë, por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuat akuza të rënda drejt SPAK dhe mua, nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën e kam ndërtuar jetën jashtë politikës, besoj që ka qenë një karrierë normale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?