Po ikin nga regjimi i Putinit, Rama fton rusët në Shqipëri: Janë të mirëseardhur

Kryeministri Edi Rama është pyetur këtë të mërkurë nga gazetarët për luftën në Ukrainë dhe largimin e mijëra rusëve nga Rusia, pas urdhrit për mobilizim të pjesshëm ushtarak nga Vladimir Putin.

Kreu i qeverisë u shpreh pro ardhjes së tyre në vendin tonë. “Janë të mirëseardhur në Shqipëri”. Nuk dihen nëse rusët do të vijnë në Shqipëri, siç bënë para 1 viti afganët.

Presidenti rus njoftoi mobilizim të pjesshëm në Rusi më 21 shtator. Ky mobilizim përfshin njerëzit me përvojë ushtarake që do të marrin trajnim ushtarak dhe do të dërgohen në Ukrainë.

SHKARKO APP