“Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!”, Presidenti këndon me artistët

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve. Për fëmijët pa kujdes prindëror u organizua dhe një koncert festiv ku merrnin pjesë këngëtarë dhe aktorë të njohur të skenës.

Gjatë kohës që këngëtari i njohur Kozma Dushi ka interpretuar këngën “Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime”, kreu i shtetit u është bashkuar artistëve duke kënduar së bashku me ta.

“Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime! Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

SHKARKO APP