”Po mbledh firma duke ofruar poste në kabinetin e Ramës”, Basha: Lajme të rreme të Berishës

Në ”Foltoren” me demokratët në Tropojë, Sali Berisha lëshoi një akuzë të fortë, kur tha se Lulzim Basha po mbledh firma për Kuvendin e PD-së me premtime për poste në kabinetin e Edi Ramës.

Në lidhje me këtë akuzë, Basha i ka konsideruar këto deklarata të rreme. Në një postim në Twitter, ai thekson se demokratët do t’i bashkohen Kuvendit të 18 dhjetorit, ndërsa shton se asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës.

”Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”.

SHKARKO APP