”Po na ikën truri me faturat e energjisë”, Rama publikon sms e emigrantit shqiptar nga Italia
Në debatin dhe protestat kundër rritjes së çmimeve, dhe me frikën e një krize energjitike, kryeministri Edi Rama ka ndarë në facebook, një mesazh që ka marrë nga një shqiptar që jeton në Itali.
Mesazhi nga shqiptari për Ramën
Zoti Kryeministër! E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë.
Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.
Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë.