Po na sulmon kreu i komunitetit mysliman
-Letër në redaksi-
Komuniteti mysliman në Shkodër, më në krye Mohammed Sytari, autorizon ilegalisht shembjen e shtëpisë së familjes Gokovi!
Historia vazhdon!
Myftinia Shkodër në bashkëpunim me z. Lefter Canaj (Studio përmbarimi private Tiranë), bashkëpunojnë nën ritmin “ligjor” duke mos marrë parasysh faktin që ngjarja e objektit, pjesërisht dhe padrejtësisht i rrëzuar, aktualisht ndodhet në proces gjyqesor në gjykatën e lartë.
Jo vetëm po na marrin pronën padrejtësisht, por nuk mjaftojnë kërcënimet e vazhdueshme nga ana e Myftinisë.
Në këtë pikëpamje, duke theksuar që është shkelur çdo e drejtë minimale e qytetarit me gjithë dokumentacionet e rregullta, por po kanoset vlera e jetës, sakrificat dhe e verteta, ndërkohë ku pritet vendimi final nga gjykata e lartë.
Më lejoni të deklaroj se grupime në Shkodër që janë angazhuar në marrjen e pronës tonë të ligjshme po terrorizojne praktikisht familjen Gokovi duke u ndjerë thellësisht të pasigurt në Shqipëri. Kemi bërë padi në polici për kërcënim, por edhe policia hesht nga frika e pushtetit të fesë.
Aktualisht gjendemi nën presion dhe nuk do ndalemi në realizimin e akuzave të drejtpërdrejta ndaj myftisë Shkoder dhe z. Lefter Canaj.
Ndaj bëj thirrje publike presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe prokurores së përgjithshme se po na marrin pronën nën petkun e fesë në Shkodër.
Edhe Zoti thotë se mos e prek pronën e tjetrit, kurse Myftnia e Shkodrës jo vetëm po na e merr, por dhe na kërcënon.
Denisa Gokovi
Shënim i redaksisë së KJ:
Në lidhje me këtë letër publike të zj. Denisa Gokovi redaksia mirëpret për të botuar edhe reagimet e myftinisë dhe zotit Lefter Cenaj në mënyrë që të gjitha palët të japin versionin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

