Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta “kyçim” Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”.
Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund ta “kyçin” Shqipërinë në BE.
“Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje e vonesë dhe mbylljen e kësaj dere”, tha Rama.
Një tjetër pyetje që Rama zgjodhi ta komentojë ishte: “Po përdorim VPN, për TikTok-un”.
“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët fjalëkalimin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje e Hitlerit, por çështja e Tik Tik, në mënyrën si shërbehet në Shqipëri, është shumë i rrezikshëm”, shprehet Rama në përgjigjen e tij.