Po rrugën e Spitenit kur do ta shtroni me asfalt, zoti kryeministër?

Edhe sot kryeministri Rama postoi foto dhe video nga rrugët rurale që po investon qeveria e tij nëpër rrethe.

Ja se ç’shkruan sot Kryeministrit: “Në rrugën turistike Shkafanë – Lalëz – Ishëm, tashmë e shtruar bukur, për të lehtësuar qarkullimin drejt zonës turistike të Lalzit gjithashtu edhe në shërbim të 4500 banorëve të 5 fshatrave përreth”.

Krahas shënimit kryeministri ka postuar edhe videon e mëposhtëme:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht që çdo qytetari të Republikës i bëhet qejfi dhe i rritet entuziazmi se ky vend mund të bëhet, kur shikon rrugë ku qeveria shtron apo riparon, duke i bërë funksionale.

Por ka plot rrugë që nuk kalohet as me zetor në disa zona të Veriut.

Një prej tyre, e njohur në media edhe nga një pseudonim mediatik, mbetet edhe rruga nga supërstrada Milot-Lezhë, drejt qendrës së fshatit Spiten në Lezhë. Një rrugë afro 4 kilometra, por që as me traktor nuk kalohet në dimër, ndërsa në verë duhet të ecësh me 5 kilometra në orë që kalosh me makinë në segmentin e rrugës në fjalë.

Në zonën e Spiten-Prullit dhe një pjesë Treshit e Markatomaj banojnë mbi 4 mijë banorë, por rruga është katastrofike. U riparua në vitet 2006-2007, por që prej 14 vitesh asnjë riparim nuk është bërë prej qeverisë lokale apo qendrore.

U premtua në vitet e pushtetit të PD-së, por mashtruan. Në fushatën e vitit 2013 e premtuan PS dhe LSI, por edhe ata mashtruan.

Në vitet kur ishte Benet Beci si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit erdhën inxhinierë dhe bënë projektin. Sapo u bë projekti dhe do fillonte të investohej Beci iku nga ajo detyrë dhe erdhi në krye të FSHZH një burrë që nuk kishte lidhje fare me zonat katolike.

Kjo zonë është e tëra zonë katolike dhe banorët shprehen nën zë se erdhën prapë për të bërë matje të reja nga FSHZH, por sa pyetën se çfarë komuniteti fetar ishin banorët, ikën sapo dëgjuan “jemi të gjithë katolikë”!

Në fshatin Prull ndodhet edhe kisha katolike më e vjetër në Ballkan dhe ku ndodhet Kryqi më i lartë në Ballkan, 16 metra i lartë.

Turistët vijnë me foristrada apo në dimër hypin mbi zetora për të shkuar të kisha e vitit 1402 në Prull.

Qeveria hesht edhe kur banorët ngrejnë zërin.

Për një investim diku te 1 milionë euro, mundet edhe me pak, vuajnë 4 mijë banorë katolikë, vetëm se qeveria nuk e ka me qejf emrin Spiten Prull!

Diskriminim fetar, por edhe politik!

Në foto: Rruga autostradë-Spiten

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?