“Po të dëgjoj”, Basha në Elbasan: Hallet e përditshme nuk e kanë zbehur shpresën
Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, këtë të hënë ka qenë në qytetin e Elbasanit në kuadër të komunikimit me qytetarët ose siç e ka quan ai “Po të dëgjoj”.
Basha me anë të një postimi në Facebook shkruan se punëtorët në Elbasan vuajnë përditë për kushtet e vështira ekonomike, punësimi apo braktisja e vendit.
Megjithatë sipas Bashës pavarësisht halleve të shumta shpresa akoma nuk është zbehur, ku sipas tij Shqipëria do bëhet një vend më i mirë.
“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë”- shkruan keru i PD.