Po vjen rreziku i një krize botërore ushqimore
Mediat franceze shkruajnë se po vjen rreziku i krizës ushqimore në botë, pasi Rusia dhe Ukraina janë dy eksportuesit më të mëdhenjë.
”Ekziston frika nga një krizë ushqimore, dhe kjo jo vetëm në zonat e luftimeve. Rusia dhe Ukraina përbëjnë një të tretën eksporteve botërore të grurit. Konflikti e ndërpreu zinxhirin e furnizimit, e rriti çmimin për ton deri në nivelin rekord të vitit 2011. Këtë datë askush nuk e ka harruar, sepse tamam atëhere, ndërkohë që zgjaste kriza financiare, u shënua dhe fillimi i revolucioneve arabe”- shkruan Le Figaro.
KOHA JONË SONDAZH

