Polemikat për numrat, Basha lexon sot emrat e 5 mijë e 4 delegatëve

Dje Lulzim Basha mbajti Kuvendin e thirrur nga Kryesia me propozim të tij. PD dje tha se pjesë morën 5004 delegatë që votuan ndryshimet në Statut dhe sot Basha pritet të publikojë emrat.

Por fakti që salla e Pallatit të Kongreseve ka vetëm 2 mijë e 100 ulëse, ka hapur polemike. Kryetarja e Komiaionit Zgjedhor, Albana Vokshi, e cila udhëhoqi procesin e referendumit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, tha se duhen vërtetuar shifrat pasi salla e Pallatit të Kongreseve nuk ka ulëse për aq persona sa deklaroi Jemin Gjana, kryetari i Komisionit Statutor.

Po dje, Sali Berisha organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Pra, dje të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.

SHKARKO APP