Polici dhe pedagogu humb jetën gjatë shërbimit te Kavaleshenca në Durrës, mesazhi i Metës

Një nga viktimat e tërmetit tragjik që goditi sot vendin tonë është edhe polici dhe pedagogu, Bajram Hajdarmataj. Ai ka ndërruar jetë në krye të detyrës, teksa ishte në Kavaleshencën e Ministrisë se Brendshme në Durrës.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe kolegët e pedagogut dhe policit që humbi jetën.

Mesazhi i Presidentit Meta

Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!

SHKARKO APP