Policia arreston anëtaret e LRI. Protestuan kundër Ramës
Policia e Tiranës ka arrestuar dy anëtarë të LRI-së, Dejana Kallogjeroviç dhe Ira Vejsiu. 2 të arrestuarit janë anëtarë të LSI-së në këshillin bashkiak Tiranë.
Anëtarët e LRI-së që janë arrestuar organizuan protestuan ne Rinas, në momentin e ikjes së Kryeministrit Edi Rama drejt Brukselit.
Të rinjtë e LSI-së kanë protestuar sot në aeroportin e Rinasit, gjatë kohës që Kryeministri ishte duke udhëtuar drejt Brukselit ku do të zhvilloj një takim me përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme.
Të grumbulluara para hyrjes së aeroportit ata kanë protestuar kundër drogës dhe keqqeverisjes. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë dhe është përplasur me protestuesit e LRI.
Video më poshtë tregon momentin kur një policë nuk lejon të rinjtë të tubohen para Aeroportit.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/753822728140600/