Policia dhunon qytetarët që mbrojnë Teatrin Kombëtar, arrestohen intelektualë dhe aktivistë (VIDEO)
Policia ka ndërhyrë me dhunë për të shpërndarë protestën qytetare në mbrojtje të Teatrit kombëtar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Qindra qytetarë u mblodhën në orën 12:00, pas thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e godinës historike. Policia nuk i ka lejuar qytetarët që të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, pasi ka arrestuar dhe goditur me shkopinjë gome dhjetra aktivistë. Sipas gazetarit të “KOHA JONE”, Redion Shtylla që ndoqi protestën në Sheshin “Skenderbej” dhuna ishte çnjerëzore nga policia.
Dhjetëra qytetarë janë arrestuar me forcë dhe janë futur në makina policie. Policia deklaron se për shkak të pandemisë ndalohen protestat dhe grumbullimet e qytetarëve, por tashmë dihet se Edi Rama e shtyu deri me 23 qershor ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme për t’u ruajtur jo nga koronavirusi, por nga protestat popullore.
Me shkopinj gome mbi intelektualët sot kryeministri Rama festoi Ditën e Europës.
Dhuna mbi protestuestit. Pamje nga “Koha Jonë”
https://www.facebook.com/kohajone/videos/229505015011412/
https://www.facebook.com/kohajone/videos/730008027769106/
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/843876556103141/
FOTOLAJM/ Dhuna e policisë mbi qytetarët dhe artistët