Policia e Shtetit arreston 46 persona për zjarrvënie, reagon Rama: Këta kriminelë meritojnë ndëshkime maksimale

Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë 3 muajve nga qershori deri më 14 gusht ka arrestuar 64 persona për zjarrvënie dhe janë proceduar penalisht 91 të tjerë.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikimin dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit.
Gjatë muajve qershor – korrik dhe deri më 14 gusht:
• 137 autorë të zjarrvënieve të identifikuar
• 46 të arrestuar
• 91 të proceduar penalisht
Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe forcat operacionale, nën drejtimin e drejtorive vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme, do të vijojnë në terren dhe me ndihmën e teknologjisë do të mundësojnë dorëzimin para drejtësisë të këtyre kriminelëve që meritojnë ndëshkime maksimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?