Policia: Jemi institucioni më i sulmuar. PD po i shërben krimit

Policia e Shtetit ka reaguar sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Drejtoria e Policisë së Shtetit thotë se ata që sulmojnë uniformat e rendit, po i bëjnë shërbim krimit.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

“Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar nga opozita. Pothuaj çdo ditë PD ka akuzuar çdo drejtues policie për lidhje me krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por rezultatet në luftën kundër paligjshmërisë dhe veçanërisht rezultatet në luftën kundër kultivimit të drogës, janë përgënjeshtrimi më i fortë për këto akuza. Policia e Shtetit fton edhe njëherë PD-në që për çdo informacion të pretenduar dhe për këdo zyrtar që sipas saj është i implikuar, t’i drejtohet Prokurorisë. Policia e Shtetit mbetet e vendosur të luftojë krimin dhe paligjshmërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD-ja duhet të vendosë nëse do të rreshtohet në krah të Policisë për të luftuar krimin, apo do të qëndrojë në anën tjetër të llogores duke luftuar Policinë. Ata që sot luftojnë Policinë, i bëjnë shërbimin më të mirë krimit”.

Paloka: Emrat e rinj të shefave të policisë që “kujdesen” për drogën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?