Policia Kufitare rrit masat në Rinas për sezonin turistik, ministri Hoxha: Fokusi tek siguria dhe lehtësimi i lëvizjes

Rinas është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton ”Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi një inspektim në ambientet e aeroportit, ku u njohën me organizimin dhe kapacitetet e vendosura në funksion të sezonit turistik. ”Shqipëria po përjeton një bum turistik. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe gjatë gjithë sezonit veror nuk u shënua asnjë incident penal ndaj tyre. Ky është një tregues i standardeve të sigurisë që ne kemi ndërtuar dhe që po i përmirësojmë vazhdimisht”,-u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se portat automatike të kontrollit të dokumenteve (E-Gates) janë një element kyç në lehtësimin e lëvizjes dhe ofrimin e një shërbimi më të shpejtë për udhëtarët, ndërsa kontrolli i pasaportave kërkon vëmendje dhe kujdes të veçantë për të ruajtur balancën mes efikasitetit dhe sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Safe Stay in Albania” synon jo vetëm ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Me vizionin kufij të hapur, por të sigurt, Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?