Policia merren në mbrojtje institucionet, Dervishaj: Janë angazhuar 8409 punonjës policie për zgjedhje
Të dielën mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dhe zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, thotë se Policia e Shtetit është në gadishmëri dhe se përgatitjet kanë nisur që në dhjetor të 2020. ”Përgatitja e masave ka filluar që në muajin dhjetor. Janë angazhuar 8409 punonjës policie për zgjedhje. Sot përfundon shoqërimi i materialeve zgjedhore në 92 komisioneve zonale. Nuk ka asnjë problematikë deri më tani. Theks të veçantë mori trajnimi i Policëve”,-tha Dervishaj gjatë konferencës për shtyp.
Po ashtu ai tha se që nga dita e sotme, deri të martën do të merren në mbrojtje 74 objekteve të rëndësishme shtetërore. ‘‘Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje nga sot ora 14:00 dhe deri ditën e martë, të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore, nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore”. Pasi dha detaje për planin e sigurisë në ditën e zgjedhjeve, Dervishaj u shpreh se deri më 21 prill janë bërë 30 referime në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhjet.
“Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e procesit. Përgatitjet e këtyre masave kanë nisur që në dhjetor. Policia deri më 22 prill ka angazhuar 8049 punonjës dhe ka garantuar të gjitha aktivitetet elektorale edhe pse në kushte pandemia. Sot përfundon shoqërimi i materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ dhe nuk ka asnjë problematikë. Kemi dërguar në KQZ në afat listën me policët që do të angazhohen gjatë ditës së votimit. Nga sot ora 14:00 deri ditën e martë do të merren në kontroll për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë. Është përgatitur dhe miratuar regjistri i posaçëm për çdo referim për problematikat që mund të hasen gjatë procesit dhe është i aksesueshëm nga KQZ dhe subjektet. Deri në 21 prill, gjatë fushatës janë evidentuar 30 referime në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhje. Po hetohen me përparësi veprat që prekin zgjedhjet e lira dhe shitblerjen e votës. Bashkëpunimi me OSBE-ODIHR ka qenë permanent”, tha mes të tjerash Dervishaj.
Dervishaj shtoi se sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 92 KZAZ në të gjithë vendin dhe deri tani nuk është evidentuar asnjë problem. “Policia e Shtetit, deri në datën 22.04.2021 ka angazhuar 8.049 punonjës policie dhe ka garantuar 3.429 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës edhe pse në kushtet e kufizimeve për shkak të pandemisë së Covid-19. Sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 92 KZAZ në të gjithë vendin dhe deri tani nuk është evidentuar asnjë problem”.
Policia e Shtetit është e vendosur dhe do të vijojë punën e saj për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht duke përdorur të gjithë kompetencat e saj institucionale dhe forcën ligjore ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin apo tenton të shesë votën dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të qetë.