FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia, në ndihmë të të pastrehëve

Policia është vënë në ndihmë të personave të pastrehë në këto ditë shumë të ftohta janari.

Policia e Shkodrës ka strehuar në ambientet e komisariatit një të moshuar, ndërsa ajo e Dibrës ka bërë të njëjtën gjë me një të ri.

Ndërkohë, në Tiranë, blutë e kryeqytetit kanë sistemuar dy të pastrehë, njëri prej të cilëve i moshuar, në qendrat sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës ka ngritur 4 qendra sociale për këto ditë tejet të ftohta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi 4 qendra të hapura aktive në Tiranë: në Laprakë, në Kombinat, një këtu në Brakë dhe një tjetër në Shkozë. Në 24 orët e fundit kemi strehuar rreth 100 persona, në të gjitha qendrat tona. Disa janë në situatë rruge, disa kanë ardhur nga qytete të tjera, nga komuniteti rom, që kanë jetuar në barake ose janë transferuar në një nga zonat pranë Tiranës”, tha dje Veliaj.

Ai i bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues, qoftë duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, ashtu edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore të angazhuara në përballimin e kësaj situate emergjente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?