Policia nis dhunën edhe në Shkodër, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Ndërhyn policia në Shkodër. Pasi protestuesit bastisën e dogjën gjithçka gjetën, ka ardhur dhe ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë hedhur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Policia ka krijuar gardh pranë selisë së PS-së që tashmë është mbuluar nga tymi e zjarri i vendosur sendeve në rrugën përpara. Protestuesit janë larguar, duke u spostuar disa dhjetëra metra dhe kanë hyrë nëpër rrugica, ndërsa ka dhe efektivë policie të shpërndarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?