Policia reagon për vëllanë e Fatmir Xhafës

Policia e Shtetit ka reaguar sot pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se vëllai i deputetit socialist Fatmir Xhafaj është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Policia sqaron në një deklaratë zyrtare se nuk ka asnjë kërkesë ndaj qytetarit Agron Xhafaj.

“Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm ‎në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë  Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa/j”,- thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për shtetasin e përmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike.

Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm ‎në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë  Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa/j.

Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike të ndalë abuzimet.  Në rast se PD kërkon të vërtetën, është e ftuar t’i drejtohet autoriteteve, te cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar informacionin e kërkuar”.

PD: Vëllai i Xhafajt kërkohet për trafik droge

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?