Policia rrethon herët në mëngjes ndërtimet që do shemben në Astir
Nuk ndalon qeveria me prishjet te Unaza e Re. Sipas njoftimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit sot priten të prishen disa objekete të tjera tek Unaza e Re.
Që në orën 06:00 të mëngjesit në zonë kanë mbërritur forca policie në mbështetje të punëtorëve të IKMT-së. Policia ka bllokuar rrugën në 2 korsitë e saj nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lanës.
Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një ditë më pas. Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës (ish shqiponja).