U zunë për një tavolinë në lokal, pezullohen nga detyra dy mësueset e shkollës “Çajupi”. Policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranës ka zbardhur motivin e sherrit të ndodhur një ditë më parë mes të afërmëve të dy mësueseve të gjimnazit “Çajupi” në kryeqytet.

Mësohet se konflikti nisi mes dy arsimtareve për një vend qëndrimi në lokal.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pasi ka konfirmuar zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njoftimin e saj publik Zyra Arsimore thekson se:

“Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”.

Njoftimi nga Policia e Tiranës

Dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 6 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 39 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit E. K., 30 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 32 vjeç., N. Q., 43 vjeç, L. D., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 27 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) shtetasja E. Q., 46 vjeçe dhe D. T., 53 vjeçe. Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretisht shtetasit E. F., E. Q., 41 vjeç, N. Q., 43 vjeç dhe L. D., 41 vjeç (të afërmit e shtetases E. Q.) dhe shtetasit E. K., 32 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe A. T., 27 vjeç (të afërmit e shtetases D. T). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E. F. (i arrestuar) ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?