Politika e jashtme në 2015, marrëdhënie intensive me vendet e BE-së

Për të arritur sa më mirë këtë synim, në projektbuxhetin e vitit 2015 për Politikën e Jashtme synohet intensifikimi i marrëdhënieve në të gjitha fushat me vendet anëtare të BE-së.

Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme do të bashkëpunojë ngushtë me vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Gjithashtu, synohet edhe forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me Organizatat Ndërkombëtare dhe pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në veprimtaritë e tyre në fushën e sigurisë dhe paqes, demokracisë, çarmatimit, ekonomiko-sociale, të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të të drejtave të njeriut.

Për vitin 2015, prioritet i politikës së jashtme të vendit do të jetë ndjekja në vijimësi e aktivitetit të Organizatave Ndërkombëtare në lidhje me Kosovën dhe përgatitja për zhvillimet e pritshme që lidhen me forcimin e lobingut për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Gjithashtu, synohet edhe avancimi i çështjes së Kosovës në OBI dhe në organizatat e tjera.

Do te synohet forcimi i bashkëpunimit rajonal me vendet e Evropës Juglindore në përgjithësi dhe me ato të Ballkanit Perëndimor në veçanti, me qëllim përshpejtimin e proceseve të bashkëpunimit, kryesisht, në fusha të tilla si, infrastruktura, energjia, ekonomia, turizmi, etj dhe përparimi në procesin e integrimit europian, do të jetë një tjetër prioritet i politikës së jashtme shqiptare gjatë vitit 2015.

SHKARKO APP