Politika vlerëson kontributin e Fatos Baxhakut
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e gazetarit dhe publicistit, Fatos Baxhaku.
Në mesazhin e ngushëllimit drejtuar familjes, Kreu i Shtetit thotë se: “Fatos Baxhaku do të na mungojë të gjithëve, por do të jetojë gjithnjë emri, thjeshtësia dhe mirësia e tij”. Edhe kreu i PD, Lulzim Basha në mesazhin ngushëllues ka vlerësuar kontributin e baxhakut në gazetarinë shqiptare.
“Pionier i reportazhit e dokumentarit televiziv, gazetaria shqiptare është me fat që pati për thuajse 30 vjet shërbimet e Fatos Baxhakut. Fatkeqësisht ato nuk do t’i ketë më por do të shfrytëzojë si thesar trashëgiminë e tij”, shprehet Basha.
Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama shkruan se: ”Iku me mirësinë që ishtë vetëm e tija, për të na lënë pas malin e dhembjes së madhe, mungesën e pazëvendësueshme dhe emrin si referencë të njeriut të mirë, në lartësinë ku nuk mbërrin kushdo, e ku Fatos Baxhaku është në vendin e vet”.