Politikanët e burgosur do të votojnë më 11 Maj, po ashtu edhe mbi 3 mijë të dënuar të tjerë
Nga 20 burgjet e vendit në 11 maj do mund të votojnë 3036 qytetarë që janë në izolim. Pjesa më e madhe e atyre me të drejtë vote janë të paraburgosur, ndërsa pjesa tjetër janë ata që qëndrojnë në qeli si të dënuar.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do mund të votojë në burgun e Durrësit, nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar.
Në radhët e socialistëve është edhe Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja, edhe këta të dy votues për qarkun e Durrësit. Ilir Meta do të ketë mundësi të votojë për veten, pasi jo vetëm është kandidat në listë të hapur, por qendrën e votimit e ka pranë burgut “313”.
Që prej shtatorit të 2024, Ervin Salianji vuan dënimin në Fier, qark në të cilin do të votojë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2025. Sipas listës finale të votuesve të Ministrisë së Brendshme, për zgjedhjet parlamentare të 2025 janë mbi 3.7 milionë votues ku përshihen edhe ata nga diaspora.
KOHA JONË SONDAZH

