Pollo: Heqja e Kajmakut është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies tjetër gjë

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo e ka cilësuar hap pozitiv vendimin e KQZ për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Në një reagim në Facebook, ai thekson se lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun.

“Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë.” vijon më tej Pollo në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?