Pollo: Ligji i arsimit të lartë i paqartë e abuziv. Qeveria e paaftë, vendin e mbuloi kanabisi

Deputeti Genc Pollo në fjalën e tij nw seancën plenare është ndalur tek situata e krijuar me maturantët të cilët kanë protestuar ditët e fundit pasi nuk rezultojnë fitues në universitet. Pollo tha se ligji i arsimit të lartë është i paqartë, dhe për këtë akuzon qeverinë se është e paaftë për të përmirësuar sistemin arsimor.

“Ligji i arsimit të lartë është i paqartë. Kjo qeveri është e paaftë, sistemi arsimor është abuziv. Ligji për arsimin e lartë solli ngatërresa”, tha Polli.

Ndërkaq, deputeti demokrat tha se i gjithë vendi është mbjellë me kanabis, duke shtuar se ndonëse këto raste janë denoncuar, kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë heshtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendi është i mbushur me kanabis. Është denoncuar përhapja e gjelbërimit kanabis kudo në vend. Kjo është bërë me formula të qartë të investimit dhe të ndarjes së fitimit. Kemi denoncuar rastin e Ballshit ku kryetari i bashkisë shkoi me policinë bashkiake. Heshtje komplet. Kisha pritur të shprehej ministri apo kryeministri. Ky i fundit tha luftuam kanabisin në Lazarat, e tani janë fshehur nëpër male. Në çdo mal e kodër janë zoti kryeministër. Kanë mbjellë kudo”, tha Pollo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?