Pollo: SMS-të e Lu-së akt i papranueshëm, duhet refuzuar
Në lidhje me sms-të që thuhet se ju është dërguar deputetëve nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ku ju bëhet presion për të miratuar reformën, ka reagimi edhe politika.
I pari që ka reaguar është ish-ministri i PD-së, Genc Pollo, i cili në një postim në Twitter ka komentuar këtë lajm.
Në një postim në Twitter, deputeti demokrat, shkruan se është një akt i papranueshëm. Sipas tij kjo është një shkelje e të vlerave euroatlantike. Ai ju ka bërë thirrje deputetëve që ta refuzojnë këtë akt.
Teksti i plotë: “Nëse sms e diplomatit autentike: një akt i papranueshëm; shkelje e vlerave euroatlantike. Madje edhe kontraproduktiv. Duhet refuzuar”.
Nëse sms e diplomatit autentike: një akt i papranueshëm; shkelje e vlerave euroatlantike. Madje edhe kontraproduktiv. Duhet refuzuar!!!
— Genc Pollo (@GencPollo) July 21, 2016
KOHA JONË SONDAZH

