Poloka: Opozita nuk thyen bojkotin, do tu bashkëngjitemi protestave qytetare

“Këtu nuk është çështja sa do rrijë opozita jashtë parlamentit. Nëse nuk zgjidhen problemet në këtë vend nuk kemi si qëllim kryesor të kemi mandate deputetësh, të jeni të bindur. Mos ta vërë njeri në dyshim sepse nëse do të vendosim që rruga jonë nuk është më në të ashtuquajturin Parlament do ta bëjmë opozitën në forma të tjera.”- deklaroi Paloka.

Komisionet hetimore të cilat vetë i kërkuan nuk i shohin si favore të shumicës qeverisëse, për demokratët ato janë detyrime kushtetuese që të majtët duhet ti zbatonin muaj me parë.

“Pikërisht për këtë arsye jemi jashtë dhe kërkojmë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, që Kushtetuta dhe ligji të mos bëhen pre e tekave të njërit apo tjetrit.”- deklaron Paloka.

Në kushtet kur qeveria paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë dhe taksa të reja, protestat janë në rend dite, dhe jo se i kërkon opozita, shprehet Paloka.

“Kemi vetëm një vit që kemi ikur dhe nuk është qëllimi ynë rikthimi imediat, por kur sheh se çfarë po ndodh me këtë qeveri që po rrit taksat, energjinë dhe çmimet për mallrat e konsumit, kujtojnë se shqiptarë janë budallenj. Protestat janë alternativë e qytetarëve dhe jo e opozitës, qytetarët do reagojnë, pakënaqësia dhe revolta ndihen në çdo vend ne do i bashkëngjitemi protestave të qytetarëve”- deklaroi Paloka.

Terrori që sipas demokratëve shumica po ushtron mbi popullatën, fsheh një qëllim të mbrapshtë.

“Janë fakte që janë futur njerëz në burg kot, rasti i Fratarit apo me energjinë, pse sepse ky zotëria kërkon të krijojë terror që askush të mos guxojë të ngrihet kundër.

Më 22 nëntor, sindikalisët kanë paralajmëruar zhvillimin e protestë së parë kundra rritjes së çmimit të energjisë.

SHKARKO APP