Pompeo takon kreun e OSBE, diskutojnë për Ballkanin

Zhvillimet në Ballkan kanë qenë temë e takimit të sotëm në Uashington D.C mes Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, njoftoj për mediat se Sekretari Pomepo dhe ministri Lajçak iskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, angazhimin në NATO dhe rëndësinë e Ballkanit Perendimor.

“Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo takoi sot ministrin sllovak të Jashtëm, Miroslav Lajčák në Uashington, D.C. Secretari Pompeo dhe Lajčák diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë në fushën ushtarake dhe kundër kërcënimeve kibernetike… Ata diskutuan dhe për rëndësinë e promovimit të përparimit në Ballkanin Perëndimor”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Miroslav Lajčák mban dhe presidencën e radhës së OSBE-së, organizata ndërkombëtare që kritikoi në raportin përfundimtar procesin e votimeve një partiake të 30 qershorit.

SHKARKO APP