Porositë për deputetët e PS dhe thirrja për PD-në, Rama: Nisim punën për fitoret e 2023 dhe 2025

Nga Pallati i Brigadave në takimin me deputetët e vjetër dhe të rinjtë, kryeministri Edi Rama ndau porositë për deputetët e PS-së. Ai i porositi deputetët e zgjedhur dhe kërkoi prej tyre te heqin dorë nga nepotizmi dhe favorizimet e pandershme.

“Mandati i tretë është më i vështiri për Partinë Socialiste. Të jenë të gjithë të gatshëm të heqin dorë nga lojërat e vjetra. Të jenë të gjithë të angazhuar, jo vetëm ta luftojmë, por secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu u shpreh se dora e mazhorancës do jetë e shtrirë pa kushte ndaj Partisë Demokratike, një thirrje kjo që është artikuluar vazhdimisht prej tij jo vetëm në fushatë, por dhe pas saj. ”Dora e bashkëpunimit për PD do jetë e shtrirë pa kushte, pavarësisht nga sjellja e kundërshtarëve”, tha ai.

Ende pa të startuar mandatin e tretë Rama i ka sytë tek dy zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se PS-ja tashmë do të punojë për të fituar zgjedhjet vendore të 2023 dhe parlamentaret e 2025.

”Të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë. Duhet ti japim energji të re PS-së. Nis puna në tre hapësira të ushtrimit tona në Kuvend, qeveri dhe parti. Nis puna për dy fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot”.

SHKARKO APP