“PR i intereson të dalë e vetme, por…” Fatmir Mediu tregon mënyrën si opozita do të fitojë kundrejt Ramës
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një intervistë për Fax News foli në lidhje me përgatitjen e opozitëe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Them dhe kam bindje se opozita duhet të jetë e organizuar bashkë me qytetarët shqiptare për të menduar se Rama po punon në mënyrën më të keq të mundshme. Jemi në një situatë absurde ku një njeri do të bëjë çdo gjë. Prisni që ndonjë ditë Rama ta shpallë veten mbret. Opozita nuk mund të rrijë indiferentë, por duhet ta parashikojë çdo lloj problemi.”- tha Mediu.
I pyetur nëse partitë e vogla opozitare do të krijojnë një parti për të konkuruar në zgjedhje, pa përfaqësues të PD-së, Mediu tha se kjo nuk është çshtje preference, por parë nga aspekti opozitar nuk duhet që asnjë votë të shkojë dëm.
“Unë mendoj se këtu nuk është çështje preferenciale e disa partive, të paktën për Partinë Republikane, po ta bëjë analiza të thjeshtë Partisë Republikane i intereson të dalë e vetme me lista të hapur. Por po ta shohësh në planin opozitar, çdo lloj kostoje nga votat që nuk nxjerrin mandat, shkojnë në dëm të qytetarëve shqiptar dhe atyre që presin ndryshimin. Opozita duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe duhet që target-grupet duhet të marrin dhe votën e djathtë dhe votën e majtë dhe votën e qendrës.
Në bazë të këtyre qëllimeve programore politike, opozita duhet të gjejë rrugët elektorale më të favorshme për të larguar këtë qeveri absurde.”- tha Mediu.