PR mbledh Konventën për Tiranën. Mediu: Reformë për të votuar njerëzit që duam dhe jo listat e kryetarëve
Partia Republikane mblodhi Konventën e qytetit të Tiranës, me të 11 njësitë administrative të saj.
Mbajtja e kësaj Kovente për Tiranën, ishte ngritja e siparit për punën organizative që është duke u bërë nga Partia Republikane në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, e cila do të pasohet edhe nga mbajtja e Konventës Kombëtare në një datë të afërt.
Në punimet e kësaj konvente, që drejtohej nga Kryesia e PR-së, ishin pjesmarrës me dhjetëra të rinj, që anëtarësoheshin për herë të parë në radhët e Partisë Republikane.
Pikërisht ky ishte lajtmotivi i fjalës së kryetarit të PR-së për Tiranën, Blendi Sulaj, i cili theksoi se tashmë të rinjtë duheet të bëhen bashkë dhe të ngrenë kokën ndaj padrejtësive që janë duke u bërë si në arsim, si në shëndetësi, si në punësimin e tyre, duke i treguar me gisht më lehtë rrugën e emigraconit.
Në punimet e kësaj Konvente për Kryeqytetin, përshëndeti edhe kryetari i PR-së Fatmir Mediu.
Që në fillim të fjalës së tij, ai u shpreh entuziast në lidhje me pjesëmarrjen e gjerë rinore, duke i përgëzuar njëkohësisht strukturat organizative, të 11 njësive, të cilat tashmë janë në funskion të plotë.
Ai theksoi se u takon të rinjve që të bëjnë revolucionin.
Në fjalën e tij, Mediu u ndal në shqetësimet me të cilat tashmë është duke u përballur cdo shqiptar, si pasojë e keqqeverisjes nga Rama dhe Meta.
“Pasi kanë shkatërruar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, pasi e kanë ngritur korrupsionin në nivele galopante, pasi kanë bërë pakt më krimin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një plantacion kanabisi, Qeveria Rama Meta, kërkon të manipulojë edhe procesin zgjedhor, duke injoruar Reformën Zgjedhore” u shpreh Mediu.
Madje pikërisht për këto arsye u ndëprenë dhe negocitat me BE-në, nënvizioi kryetari i PR-së.
Mediu u ndal edhe te “Vetingu”, duke e cilësuar këtë proces si një filtër politik i Ramës, për të kaluar të gjithë gjyqtarët dhe për të futur në xhep drejtësinë.
Konventa për qytetin e Tiranës, i mbylli punimet me objektiva të qarta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku synimi kryesor i Partisë Republikane, do të jetë krijimi i një grupi parlamentar dhe të jetë forcë e dytë në koalicionin e djathtë.
KOHA JONË SONDAZH

