PR mbledh strukturat e Tiranës, Mediu: Propozimi i Ramës tregon që ai është për listat e mbyllura
Partia Republikane ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Në mbledhjen e degës së Partisë Republikane për Tiranën, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu theksoi se Kodi Zgjedhor duhet të mbarojë sa më parë.
Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se Partia Republikane kërkon të hapen listat dhe propozimi i fundit i Edi Ramës tregon qartë se ai është për lista të mbyllura dhe ka për qëllim të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën kundër regjimit korruptiv që ka ndërtuar.
“Propozimi i opozitës për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR-it është në shërbim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e bazohet në marrëveshjen për Këshillin Politik në janar.
Partia Republikane kërkon të hapen listat dhe propozimi i fundit i Edi Ramës tregon qartë se ai është për lista të mbyllura dhe ka për qëllim të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën kundër regjimit korruptiv që ka ndërtuar”, u shpreh kryerepublikani Fatmir Mediu.
Ndërsa, kryetari i PR-së së Tiranës, Blendi Sulaj, theksoi se dega e Tiranës është e përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.
“Nëse Partia Republikane gjithnjë ka fituar 1 deputet në Tiranë, me punën dhe organizimin e PR-së, do marrë më shumë se 1 deputet”, u shpreh kreu i PR-së së Tiranës, Blendi Sulaj.