Sërish akuza ndaj ish-presidentit Trump. Tani për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Një juri e madhe në shtetin amerikan të Xhorxhias akuzoi ish-presidentin Donald Trump dhe 18 të tjerë, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trembëdhjetë akuzat kundër ish presidentit Trump, që u hapën të hënën vonë, përfshijnë shantazhin, shkeljen e betimit të tij, komplotin për të kryer falsifikim dhe për të paraqitur dokumente false, dhe vepra të tjera.

Në mesin e të akuzuarve së bashku me ish presidentin Trump janë edhe ish shefi i kabinetit të tij Mark Meadows, avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani dhe ish zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorja e Qarkut Fulton Fani Willis, u tha gazetarëve se të akuzuarit ishin pjesë e një ndërmarrjeje kriminale në qark dhe gjetiu me synimin për të “përmbushur qëllimin e paligjshëm për t’i lejuar zotit Donald J. Trump të marr mandatin presidencial”, që filloi në janar të vitit 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza ngre pretendime të shumta si pjesë e kësaj përpjekjeje të supozuar, duke përfshirë përpjekjen për të bindur ligjvënësit e Xhorxhias që të veprojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve, të emërojnë një listë votuesish të kolegjit zgjedhor të favorshëm për zotin Trump dhe vjedhjen e të dhënave të votimeve…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?