Preç Zogaj: Me këto protesta nuk rrëzohet qeveria, as nuk kemi zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj thotë se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 3 Mars zbeh vendimin e Gjyatës së Apelit për vulën e PD-së. Për të edhe nëse vendimi është pro Berishës, do shihet si një vendim i marrë nën “presionin” e turmave. Po ashtu Zogaj tha se me këto protesta as nuk rrëzohet qeveria, e as nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme.

”Qeveria shqiptare ka një mal me akuza, por kjo nuk do të thotë se sa të dali një numër njerëzish në protestë, qeveria bie. Me këto lloj protestash nuk e shoh të mundur rrëzimin e qeverisë, aq më tepër që po shkohet drejt zgjedhjeve vendore.

Kam mbështetur qëndrimet e PD zyrtare. Gjykata do të vendosë siç vendos gjykata. Predikoj pranimin e vendimit të gjykatës dhe nënshtrimit ndaj saj. Duke ndjekur gjithë dinamikën e konfliktit në PD, mund të them se gjykata është ftuar për të shqyrtuar sa përputhet kuvendi i 11 dhjetorin me Statutin në fuqi të asaj kohë. Gjykata nuk numëron njerëz.

Thirrja e protestës në këtë ditë kthen kujtimet e një drejtësie me turmë popullore, si dikur. Kushdo qoftë vendimi i gjykatës, vendimit do t’i ngelet një damkë se u mor në ditën e mbledhjes së turmës, edhe nëse është pro Berishës. Vendimi duhet pranuar cilido qoftë”- deklaroi Zogaj.

SHKARKO APP