Prej ditësh i intubuar pas infektimit me COVID-19, ndërron jetë aktori i madh Koço Devole

Lajm i zi për artin shqiptar. Aktori i mirënjohur i humorit dhe regjisori, Koço Devole, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas infektimit të tij prej disa ditësh nga koronavirusi.

Ai ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku edhe po trajtohej.

Devole kishte marrë një trajtim mjekësor paraprak në këtë spital dhe në 31 tetor u lirua prej tij pasi gjendja shëndetësore u duk se u përmirësua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ai u kthye me urgjencë një ditë më pas pasi shfaqi komplikacione, kësaj here në intubim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeku Pëllumb Pipero duke pas rishtrimit të tij në spital e pati përshkruar kështu gjendjen e tij.

“Gjendja eshte stabël. Aktori ndodhet në respiracion mekanik. Ai vuan nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, leukoza, por shpresojmë të bëhet mirë shpejt” u shpreh Pipero.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?