Premtimet e Bashës: Do ulim taksat, paratë të shkojnë për qytetarët dhe jo për oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike prej disa javësh ka nisur turin e takimeve me qytetarët për të prezantuar projektin ekonomik. Gjatë takimeve me qytetarët sot në Kamëz, Basha u shpreh se Partia Demokratike në pushtet do të ulë taksat nda qytetarëve dhe do të ndalojë shpërdorimin e buxhetit të shtetit për oligarkët.

Basha deklaroi se ulja e taksave do të ndihmojë për thithjen e investimeve të huaja në vend, të cilat përkthehen në më shumë zhvillim ekonomik dhe me shumë vende të reja pune.

“Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot. Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së shtoi se situata në të cilën ndodhen sot qytetarët nuk mund të vazhdojë më. “Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë. Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve. Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët”,- u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

SHKARKO APP