Premtimet e Ramës për 24 orë ujë, PD: Në 8 vite abuzoi dhe zhvati qytetarët, lekët shkuan për miqtë
Sot kryeministri Edi Rama premtoi se nëse merr fitoren më 25 prill, do të sigurojë ujë 24 orë. Ky premtim ka nxitur një reagim nga Partia Demokratike, e cila ka akuzuar Ramën se për tetë vite me rradhë ka abuzuar me tenderat e energjisë eletkrike, si dhe ka zhvatur paratë nga qytetarët për t’ua dhënë miqëve të tij. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së për fushatën zgjedhore, Floriana Garo u shpreh se Rama sjell me vete më shumë premtime boshe.
Deklarata e plotë
Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera. Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe.
E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë, pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.
Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.
Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё, energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!