Premtimi i Tavos: Pas 25 prillit nuk do ketë familje në qarkun e Gjirokastrës me qoftë edhe një pjesëtar të vetëm të papunë

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo pasditen e sotme në takimin elektoral ku e pranishme ishte dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se 25 prilli do të jetë dita e fitores së LSI-së dhe Opozitës së Bashkuar.

“Ju jap fjalën sot, le ta regjistrojnë mediat, dhe mbajeni shënim, se pas 25 prillit, nuk do ketë familje në qarkun e Gjirokastrës me qoftë edhe një pjesëtar të vetëm të papunë.

Ju e dini fare mirë që kur jep fjalën Vangjel Tavo është fjalë e mbajtur.

Punësim, Punësim, Punësim për çdo familje të qarkut tonë.

Ky është premtimi im përpara jush.

Ky është premtimi im që do e përmbush plotësisht”, u shpreh kandidati i LSI-së për deputet në Gjirokastër, Vangjel Tavo.

SHKARKO APP