Premtimi i Vangjel Tavos: Do të jem përfaqësues i socialistëve të thjeshtë, Rilindja i la në baltë

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo teksa ka rikujtuar premtimet e LSI-së, ku thotë se do të jetë zëri dhe përfaqësuesi i socialistëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të vërtetë, të cilët Rilindja sipas tij, i la në baltë dhe i turpëroi. ”Ky është premtimi im, platforma ime pas 25 prillit, të cilën do e përmbush pikë për pikë. Votoni masivisht të lirë dhe së bashku do ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qarkun tonë”.

Postimi i plotë

Asnjë i papunë në familjet e qarkut të Gjirokastrës. Rikthim të të gjitha institucioneve dhe drejtorive që “Rilindja” largoi nga Gjirokastra. Mbështetje për studentët me karta studenti, hapje programi të Masterit Shkencor në Universitetin e Gjirokastrës, dhe stimulimin për hapjen e degëve të tjera. Krijim mundësish dhe hapësirash për rininë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbatim i programit “Mëso dhe Fito” për të rinjtë të cilët mund të kenë pavarësi ekonomike teksa studiojnë. Punësim i mirëpaguar dhe mbështetje për forcimin ekonomik të gruas dhe ndaj atyre në sipërmarrje. Mbështetje për biznesin, pa penalizime dhe kontrolle diktatoriale qeveritare por të trajtuar si partnerë dhe jo armiq e mjet shfrytëzimi. Në krah për t’i ndihmuar e jo për t’i gjobitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetje për sektorin e turizmit dhe përfitim në favor të banorëve të vlerave të rralla dhe të pashfrytëzuara të Gjirokastrës dhe qarkut. Mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë. Mbështetje për familjet e varfëra. Rritje e pensioneve, rritje pagash për mësuesit, mjekët dhe infermierët.

Asnjë punonjës i administratës publike apo i Policisë së Shtetit nuk largohet nga puna, por vetëm ata që u kanë bërë presione për votën dhe zyrtarë të përdorur për vepra të paligjshme nga “Rilindja”. Frenim të shpopullimit të qarkut. Frenim të varfërisë duke këmbëngulur për të shfarosur fenomenin e ushqimeve me lista.

Rikthim të shpresës dhe krenarisë së qarkut tonë duke i kthyer dinjitetin si Zemra e Jugut të Shqipërisë. Dhe së fundmi, unë, Vangjel Tavo, do vazhdoj të jem zëri dhe përfaqësuesi i socialistëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të vërtetë, të cilët “Rilindja” i la në baltë dhe i turpëroi. Ky është premtimi im, platforma ime pas 25 prillit, të cilën do e përmbush pikë për pikë. Votoni masivisht të lirë dhe së bashku do ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qarkun tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?